22:23 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Befasojnë ekspertët: Gjatësia e gishtave të dorës tregon këto probleme

Disa studime shkencore kanë treguar herë pas here se gjatësia e gishtit mund të zbulojë informata të rëndësishme shëndetësore apo për personalitetin.

Për shembull, një studim australian ka treguar se njerëzit të cilët gishtin e unazës (gishti i katërt) e kanë më të madh në gjatësi se gishtin e mesëm, janë më të prirur për vuajnë nga osteoroporoza, ndërsa një tjetër studim nga Universiteti i Shkencës i Norvegjisë, ka treguar se kur gishti i dytë është më i vogël në gjatësi se gishtat e tjerë, atëherë është e mundshme të vuajnë nga autizmi.

Gjatësia e gishtave, sipas studiuesve, përcaktohet nga mjedisi në të cilin fetusi rritet dhe veçanërisht ekspozimi ndaj niveleve të testosteronit.