Befasojnë Lyrical Son dhe Agon Amiga, publikojnë këngë bashkë

Ndonëse të dy kanë mbi supe vite karrierë në muzikë, nuk jemi mësuar më parë të dëgjojmë bashkëpunim mes Lyrical Sonit të PINT-ave dhe Agon Amigës nga BabaStars.
Dyshja kanë publikuar sot këngën “Kaluese”, bashkëpunimi i parë mes tyre pas shumë vitesh.
Për tekstin janë përkujdesur të dy reperët, ndersa kënga është prodhuar nga Leo.
Dëgjojeni më poshtë.