75 Mall Live Search
10:11 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Befason aktorja e njohur: Doja që Boris Johnson të vdiste

Aktorja e njohur nga “Harry Potter”, Miriam Margolyes në emisionin “The Lest Leg” mbrëmjen e së Premtes i ka shokuar të gjithë me deklaratën e saj. Ajo është shprehur se po shpresonte që kryeministri britanik Boris Johnson të vdiste nga Koronavirusi.

Deklarata e 78-vjeçares ka ardhur disa ditë pasi Johnson tregoi se mjekët po përgatiteshin për të njoftuar vdekjen e tij në rast se humbiste betejën me Koronavirusin. Ai e konsideron veten njeri me shumë fat që arriti t’ia dilte mbanë.

Aktorja u pyet se ç’mendim kishte për mënyrën si qeveria po e trajtonte çështjen e Koronavirusit. “Një turp, një skandal, një skandal publik”, tha Margolyes. Më tej ajo ka shtuar se fillimisht donte që kryeministri të vdiste por më pas ka reflektuar për të mos u dukur njeri negativ.

“E pata shumë të vështirë të mos ia uroja vdekjen Boris Johnson-it. Doja që ai të vdiste. Por më pas mendova se kjo do dukej keq dhe unë nuk dua të jem ai lloj njeriu që dëshiron vdekjen e të tjerëve. Për këtë arsye urova të bëhej më mirë, gjë që ndodhi, ai u bë më mirë. Megjithatë ai nuk u bë një njeri më i mirë dhe unë këtë do preferoja”, është shprehur 78-vjeçarja.