75 Mall Live Search
17:12 / E Martë, 11 Qershor 2024 / MSH

Befason Ballkani, e lë të lirë edhe Gripshin

FC Ballkani dhe Nazmi Gripshi i kanë ndarë rrugët!

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi suharekas, duke falënderuar futbollistin nga Durrësi.

“Faleminderit Nazmi Gripshi!

Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin nga Durrësi ka përfunduar, andaj klubi e falënderon mesfushorin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Suksese Gripshi!” thuhet në njoftimin e klubit.

Megjithatë, duket se Gripshi nuk do të marrë rrugë të largët prej Ballkanit, pasi i njëjti ka gjasa të nënshkruajë marrëveshje me ekipin e po njëjtit qytet, rivalin e Ballkanit, FC Suhareka, pohojnë burime të Indeksonline.

Gripshi nuk është i vetmi lojtar që është përshëndetur me Ballkanin, pasi ditë më parë, nga klubi u larguan Mamadou Danfa, Lorenc Trashi e Armend Thaqi./Indeksonline/