15:56 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Befason Barcelona, Musa brenda ditës zyrtarizohet si transfer i ri

Anësori senegalez, Moussa Wague do të nënshkruajë për Barcelonën në orët e ardhshme, shkruan IndeksOnline.

19-vjeçari ka arritur në Barcelonë gjatë ditës së sotme dhe do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore para se zyrtarisht të prezantohet si lojtar i Barcelonës.

Mbrojtësi i krahut të djattë, i cili ka luajtur për Senegalin në Kupën e Botës dhe që ka shënuar një gol, pritet t’i gjendet një vend te Barça B, por fillimisht do të stërvitet me skuadrën e parë.

Ideja është që ai do të sfidojë me Nelson Samedon për një vend në formacionin bazë dhe kjo do ta lejojë Sergi Roberton të luajë në mesfushë.

Related image

Wague arriti te Barça nga belgët e KAS Eupen, ku ai ka luajtur në 23 ndeshje për skuadrën e parë dhe rret 20 paraqitje tjera i ka bërë për skuadrën rezervë.

Ai ka bërë 13 paraqitje edhe për Senegalin, duke përfshirë edhe tri ndeshjet në Rusi./IndeksOnline/