13:44 / E Premte, 05 Janar 2024 / Gj. Sh

Befason Bayerni, arrin marrëveshje me të “dështuarin” e Tottenham Hotspur

Skuadra e Bayern Munich është duke punuar shumë në këtë merkato për ta sjellë një mbrojtës qëndror.

Dhe pas Harry Kane, kampioni gjerman sërish po “peshkon” te Tottenham Hotspur, te klubi nga Premier League, shkruan Indeksonline

Florian Plettenberg, gazetari gjerman shkruan se Eric Dier është futbollisti që do t’i bashkohet kampionëve të Bundesligas.

Tuchel është duke bërë presion për ta siguruar një lojtar sa më shpejt, andaj Dier është opsion ideal për mbrojtjen bavareze.

29-vjeçari ishte tranferuar te Spurs gjatë vitit 2013 nga Sporting Lisbona për vetëm 3.5 milionë euro.

Por ky lojtar asnjëherë nuk ia ka mbushur syrin trajnerëve të Tottenham Hotspur./Indeksonline/