15:37 / E Premte, 07 Maj 2021 / Blerim

Befason Christian Falk/ Thomas Tuchel në bisedime me Momo Salah?

Gazetari i njohur gjerman, Christian Falk ka befasuar tifozët në paraqitjen e tij të fundit në mediumin ‘Bild.de’.

Falk ka treguar se trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka në listë sulmuesin e Liverpoolit, Momo Salah, shkruan IndeksOnline

Tuchel përvec lojtarit të ‘The Reds’ – në listë ka edhe dyshen sulmuese, Romelu Lukaku dhe Erling Haaland.

Kujtojmë që Salah mund të largohet nga ‘Anfield’ në fund të këtij sezoni për shkak të pakënaqësisë që ka në skuadër.

Egjiptiani ishte pjesë e Chelseat para disa viteve, por ai u largua për shkak se Jose Mourinho, trajneri i Bluve atë kohë nuk i dha minuta të mjaftueshme./IndeksOnline/