75 Mall Live Search
13:52 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / G T

Befason City, Enzo Maresca kandidat për ta zëvendësuar Pep Guardiolan te Manchester City

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca është konsideruar si kandidatë potencial për t’u emëruar në stolin e Manchester Cityt.

“The Athletic” raporton se trajneri italian është një prej trajnerëve kryesorë për ta zëvendësuar Pep Guardiolan, nëse ky i fundit largohet në fund të sezonit, shkruan Indeksonline.

Maresca shihet si favorit për shkak se e njeh mirë strukturën e klubit, pasi dikur ka qenë pjesë e stafit të Pepit.

Maresca kohët e fundit është duke u kritikuar shumë nga ekspertët e futbollit. Me gjithë shpenzimet miliardëshe, skuadra e tij nuk është në gjendje të mirë të rezultateve në të gjitha garat./Indeksonline/