Befason Dani Alves: Ronaldo dhe Benzema kanë qenë shumë suportues në këtë situatë të vështirë

Futbollisti brazilian, Dani Alves vazhdon të ketë probleme me gjykatën, pasi dyshohet për dhunë ndaj një vajze.
Ish-lojtari i Barcelonës gjatë një interviste ka deklaruar se dyshja e famshme, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema kanë qenë shumë suportiv ndaj tij, shkruan Indeksonline
“Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema më kanë ndihmuar shumë gjatë kësaj situate tejet të vështirë që kam pasur”, ka thënë Dani Alves për Cope
Një gjykatës spanjoll ka akuzuar zyrtarisht Dani Alves, i cili ka qenë në paraburgim për më shumë se gjashtë muaj, për dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua në një klub nate të Barcelonës./Indeksonline/