Befason djali i Sylvinhos, vesh fanellën e Serbisë para babait të tij
Djali i trajnerit Sylvinho, Taty Mendes ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet me fanellën e Serbisë.
Kjo fanellë i përket futbollistit, Aleksandar Stankoviq, djali i legjendës, Dejan, shkruan Indeksonline
Lojtari e kishte veshur në ndeshjen kundër Shqipërisë në humbjen 0:1 në Leskovc dhe duket se ia ka dhuruar trajnerit të Kombëtares “kuqezi”.
Kjo ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale dhe s’mund të kalohet lehtë pa u kritikuar. /Indeksonline/

