20:27 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Befason Enca! Thotë që ka qëndruar 6 ditë në ajër (Foto)

Është një nga këngëtaret që më së shumti kritikohet dhe përflitet për skandale. Mirëpo Enca Haxhia asnjëherë nuk mërzitet! Këngëtarja së fundmi ka qëndruar në Amsterdam, nga edhe ka postuar fotografi të ndryshme në rrjetin e saj social Instagram, shkruan Indeksonline.


Siç duket Amsterdami nuk ka qenë destinacioni i vetëm i Encës, pasi që ajo përmes një fotografie dhe një mbishkrimi të hedhur mbi të ka treguar që udhëtimet e saj me aeroplan gjatë kësaj kohe kanë qenë të shpeshta. “Gjashtë ditë në ajër e një në tokë”, ka shkruar ajo./Indeksonline/