21:34 / E Diele, 22 Janar 2023 / AR

Befason Fisi: Kam kërkuar të largohem nga shtëpia e BBVK

Fisnik Junikut ishte një ndër banorët që qëndroi më së shkurti në ambientet e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Në intervistën e dhënë pas eliminimit në “Big Talk” të dielën, basketbollisti tha se ka kërkuar nga produksioni disa ditë para se publiku ta nxirrte që të dal nga shtëpia.

“Nja tri ditë para se me dalë unë e kam shprehur edhe vullnetin vet për me dal. Kam kërkuar, por pastaj kemi pas mirëkutpim dhe e kemi lënë që publiku le të vendos”, tha Fisi.

Arsyeja për këtë sipas tij është që brenda ka vërejtur toksicitet e negativitet.

“Edhe pse jam kënaqë me shumicën e banorëve por nuk më pëlqente atmosfera e krijuar brenda, ka qenë pak toksike, negative, sado që ndoshta unë kam qëndruar i heshtur dhe nuk kam reaguar brenda e kam parë edhe ajo ka qenë një ndër arsyet që unë kam thënë ok, nejta sa nejta, ka qenë eksperienca ndoshta më e mirë ndonjëherë n’jetë që e kam pasur, jam përfundimisht shumë falendërues prej krejt juve, prej BB, prej Klan Kosovës”, shtoi ish-konkurrenti.

Në linqet më poshtë mund të shihni videon, dhe emisionin e plotë: