15:24 / E Diele, 25 Tetor 2020 / Blerim

Befason Gjilani, e mposhtë Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, duel ky në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani me golin e shënuar nga penalltia përmes Fiton Hajdarit në minutën e 14’të, dhe golin e dytën nga Progni, Gjilani e mposhti Prishtinën me rezultat final në 0:2, shkruan IndeksOnline

Prishtina e Ramadanit nuk tregoi asgjë për 90’minuta, përveç disa tentimeve të pasakta në portën e Gjilanit.