75 Mall Live Search
18:19 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / G T

Befason Gjilani, largon portierin Kenan Haxhihamza

Sport Club Gjilani njofton opinionin publik se, me marrëveshje të përbashkët, është vendosur të ndërpritet para kohe bashkëpunimi me portierin Kenan Haxhihamza.

Ky vendim është marrë pas një bashkëpunimi mes palëve, duke respektuar të gjitha detyrimet kontraktuale dhe duke ruajtur respektin e ndërsjellë, shkruan Indeksonline

“Klubi i falënderon futbollistin Haxhihamza për kontributin e dhënë gjatë kohës së qëndrimit në ekip dhe i uron shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale”, shkruhet në njoftimin e klubit