75 Mall Live Search
11:28 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / A. A

Befason Guardiola: Mund ta përfundojmë sezonin pa asnjë trofe

Manchester City sivjet po të gjithë trofetë e mundshëm. Skuadra angleze është shumë afër që të fitojë titullin e kampionit në Premier Ligë, është në gjysmëfinale të Kupës FA, në finale të Kupës së Ligës dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Pep Guardiola theksoi që ky është një privilegj i madh. “Për ne është shumë privilegj i madh.

Ky është momenti më i mirë në karrierë, nuk ka rëndësi nëse fitojmë trofe apo jo sepse ky moment për një trajner është shumë i rëndësishëm.

Për mua futbollistët janë heronjë, janë ata që më kanë bërë trajner të suksesshëm. Megjithatë, ne mund ta mbyllim sezonin pa asnjë trofe. Në futboll gjithçka mund të ndodhë” deklaroi Guardiola.

/Indeksonline/