Befason Guardiola: Nuk përdori rrjetet sociale

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt , zbuloi se ai nuk është pjesë e ndonjë grupi WhatsApp me lojtarët dhe as nuk ka rrjete sociale.
“Unë nuk kam WhatsApp. Nuk më pëlqejnë emailet, WhatsApp. Unë kam një celular, nuk kam TikTok, Twitter [aktualisht X], Instagram. Asgjë. Vetëm celulari dhe mesazhet. Kjo është e gjitha”, tha ai duke folur për Sky Sports , duke zbuluar një detaj kurioz.
“Kur dua të [kontrolloj mediat sociale], shkoj te vajza ime,” shtoi ai.