Befason ish-trajneri i Wilderit: Karriera e tij ka përfunduar!

Mark Brelandi thyen heshtjen duke folur pas largimit nga menaxhimi i Deontay Wilderit.
Vitin e kaluar, pas disfatës nga Tyson Fury, Wilderi e largoi nga stafi legjendën e boksit, Breland.
“Kjo ishte pjesë e boksit”, ka thënë Brelandi.

Në një intervistë të dhënë për mediat në Amerikë, Brelandi thotë se karriera e Wilderit ka përfunduar, shkruan IndeksOnline.
“Karriera e tij tashmë ka përfunduar”, shtoi legjenda e boksit.
Në rast se ndodh ndonjë meç i tretë midis Furyt dhe Wilderit, Brelandi jep parashikimin e tij.
“Nuk ka shanse që Wilderi ta mposhtë Furyn”.
57-të vjeçari është fitues i medaljes së artë në lojërat olimpike “Los Angeles 1984”./IndeksOnline/