75 Mall Live Search
17:14 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Befason Jorge Lorenzo: Kjo, gara ime e fundit, tërhiqem nga MotoGP

Jorge Lorenzo “braktis” garat me motora. Lajmi që qarkullonte prej kohësh u bë zyrtar gjatë konferencës për shtyp që piloti nga Mallorca, që garon për Hondan zhvilloi në Valencia para fundjavës së fundit në MotoGP.

“Faleminderit të gjithëve! Jam krenar që jeni të gjithë këtu. Është shumë e rëndësishme për mua dhe më bën të ndihem i lumtur. Gjithmonë kam menduar se ka disa ditë që janë shumë të rëndësishme në jetën e një piloti: kur merr pjesë në garën e parë të botërorit dhe më pas kur tërhiqesh. Jam këtu për të lajmëruar që kjo ditë ka mbërritur, për t’ju thënë se kjo do të jetë gara ime e fundit në MotoGP, pasi më pas nuk do të garoj më si pilot profesionist.”