Befason Kadri Veseli: Kufiri i Kosovës duhej të ishte në Ulqin, jo në Qakorr
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot para gazetarëve ka thënë se çështja e ratifikimit të demarkacionit duhet të përfundoj sa më parë sepse shkon në dëm të Kosovës.
Ai tha se para se partitë të mendojnë për interesin e tyre partiak të mendojnë për interesin e shtetit, përcjell Indeksonline.
“Çështja e demarkacionin nuk është çështje partiake, ajo është çështje shtetërore, çdo vonës vetëm sa e dëmtojmë shtetin dhe perspektiven euro atlantike, duhet ti shënojnë kufje për të forcuar sovranitetit tonë. Sa për mendimin tim si individ jo si përfaqësues i një institucioni, sa për mu kufiri nuk do të duhet të vendoset në majte të bjeshkëve por në Ulqin atje janë kufijtë e shqiptarisë jo në maje të maleve, por si përfaqësues të institucioneve duhet ta kryejmë këtë sa më parë ta ratifikojmë që ti hapim rrugë Kosovës tutje”, ka thwnw Veseli. /Indeksonline/