Befason Kim Kardashian, vesh tre herë të njëjtat rroba brenda një dite

Kim Kardashian jo vetëm si një femër seksi, por edhe një nga femrat më me stil në botë, madje shpesh herë ajo vetë e krijonë trendet.
Prandaj kur ajo vendosë që një veshje duhet të marr vëmendjen, ajo sigurohet që të ndodhë një gjë e tillë, madje edhe nëse i duhet të vishet tri herë me të njëjtën.

Kjo ka ndodhur së fundi kur 39-vjeçarja, u fotografua rrugëve të Parisit ku edhe po merr pjeë në Javën e Modës që po mbahet atje.
Kim u pa me tre veshje lateksi brenda një dite, të cilat dallonin vetëm në nuanca. Veshja e parë ishte ngjyrë krem karameli, Kim përdori doreza lateksi dhe sandale të bardha.

Në veshjen e dytë Kim u paraqit me të njëjtën dukje me një nuancë më të errët. Më pas, Kim e shoqëruar nga vajza e saj, North u fotografua me të njëjtën model rrobash ngjyrë rozë.

Kujtojmë që përveç Kim edhe bashkëshorti i saj reperi, Kanye Ëest njihet për stilin e veçantë të veshjes duke u konsideruar kështu çifti më “in” i momentit në botë./Indeksonline/