75 Mall Live Search
18:52 / E Premte, 13 Mars 2026 / MSH1

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime në rrjetet sociale dhe në qarqet politike pasi publikoi një deklaratë të fortë lidhur me Islamin.

Në një postim të tij, Fine shkroi: “Na duhet më shumë islamofobi, jo më pak. Frika nga Islami është racionale.”

Deklarata e tij është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar debat të madh publik, me kritikë që e cilësojnë gjuhën si nxitëse të urrejtjes dhe diskriminuese ndaj besimtarëve myslimanë.

Fine njihet për qëndrimet e tij të forta politike dhe komentet shpeshherë polemizuese në rrjetet sociale.