75 Mall Live Search
12:14 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / L A

Befason legjenda kroate, merr drejtimin e kombëtares që nuk shquhet për futboll cilësor!

Legjenda kroate, Robert Prosinecki ka befasuar me rrugëtimin e tij të ri.

Kjo pasi që kroati, ka marrë detyrën si selektor i Kombëtares së Kirgizstanit, në një marrëveshje njëvjeçare.

Për të është kombëtarja e katërt që menaxhon pasi që ishte më parë trajneri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Azerbajxhanit dhe së fundi te Mali i Zi.

Mbetet të shihet se a do t i ndihmojë kombit aziatik eksperienca e tij, pasi që kjo kombëtare nuk njihet për futboll cilësor dhe se në renditjen e FIFA-së është e 104-ta./IndeksOnline/