75 Mall Live Search
14:34 / E Martë, 31 Mars 2026 / G T

Befason Lukaku, s’i përgjigjet Napolit! Ylli belg mungon në stërvitje

Romelu Lukaku nuk është paraqitur në grumbullimin e sotëm të SSC Napoli për stërvitje.

Klubi ka reaguar menjëherë me një deklaratë zyrtare, duke konfirmuar se po shqyrton masa disiplinore ndaj sulmuesit belg, shkruan Indeksonline

Madje, në tavolinë është edhe mundësia që Lukaku të përjashtohet nga skuadra.

Situata mbetet në zhvillim dhe priten vendime të rëndësishme nga drejtuesit e Napolit në orët/dy ditët në vijim./Indeksonline