75 Mall Live Search
08:33 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / G T

Befason mesfushori Kristjan Asllani: Broja më shau gjatë ndeshjes!

Kombëtarja e Shqipërisë fitoi mbrëmë në “Air Albania” ndaj Letonisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kristjan Asllani, që shënoi golin e fitores pas ndeshjes befasoi me një deklaratë, shkruan Indeksonline

Ai tha se Armando Broja e shau atë gjatë ndeshjes.

“E kishim një moment me Brojën. Më shau në fushë, por ne jemi shokë”, u shpreh Kristjan Asllani duke qeshur

Kujtojmë që ndeshja e radhës për Shqipërinë është ndaj Serbisë, kjo ndeshje përcakton gjithçka sa i përket kualifikimeve për Kupën e Botës./Indeksonline/