Befason Mourinho: Ishim të pafat, Pogba duhej të përjashtohej

Jose Mourinho ka arsyetuar humbjen ndaj Manchester United duke thënë se Tottenhami pati punë me një kundërshtar të fortë.
Trajneri portugez theksoi se ekipi i tij ishte i pafat, sepse francezi Paul Pogba është dashur të përjashtohej.
“Mendoj se ishim të pafat, ndoshta Pogba duhet të ndëshkohej me karton të kuq, pasi goditi më bërryl Serge Aurier. Nëse duhet të flasim për VAR-in, do të ishte mirë të analizohej edhe ai rast” deklaroi Morinho.