75 Mall Live Search
22:11 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

Befason Munishi, zgjedh tre futbollistët më të mirë kosovarë: “I pari është Vokrri, i dyti është…”

Ismet Munishi ka befasuar të gjithë me përzgjedhjen që ka bërë kur është pyetur se cilët janë tre futbollistët kosovarë më të mirë të të gjitha kohërave.

“Më i miri i të gjitha kohrave është Fadil Vokrri, i dyti është Granit Xhaka sepse na ka bërë të gjithve krenar me golin e famshëm që e ka shënu në Rusi kundër Serbisë, dhe Xherdan Shaqiri me golin e dytë. Kurrë vetën ma shumë krenar nuk e kam ndierë në futboll.”

“Aty e kam parë që karma ekziston, aty e kam parë që familjet e tyre janë përndjekë prej regjimit serb, edhe u kthy bumerang ai talent që ata e kanë zhvillu jashtë Kosovës”, ka thënë Munishi në emisionin “Libero” të ATV-së. /Indeksonline/