15:13 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Befason Peter Crouch, nënshkruan kontratë të re me këtë klub (Foto)

Sulmuesi i njohur anglez, Peter Crouch ka nënshkruar kontratë të re me klubin e Stoke Cityt.

Anglezi ka arritur marrëveshje me skuadrën e tij për të vazhduar deri në vitin 2019, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Stoke Cityt përmes rrjeteve sociale.

“Jemi të lumtur për t’iu informuar se Peter Crouch ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ish-lojtari i Liverpoolit, Stokes iu bashkua në vitin 2011 nga Tottenhami. Ai ka bërë afro 200 paraqitje dhe ka shënuar 45 gola./IndeksOnline/