75 Mall Live Search
20:55 / E Premte, 27 Qershor 2025 / Gj. Sh

Befason Raphinha: Është turp për të luajtur në Kupën e Botës për Klube

Për herë të parë në histori ka nisur këtë muaj Kupa e Botës për Klube, ku 32 skuadra nga shtatë kontinete kërkojnë trofeun e këtij turneu.

Futbollisti i Barcelonës, Raphinha ka bërë një deklaratë të çuditshme, ku ka thënë se është turp për të luajtur në Kupën e Botës për Klube, shkruan IndeksOnline.

“Kupa e Botës për klube? Është TURP të heqësh dorë nga pushimet për të luajtur diçka që je i detyruar të luash. Në asnjë moment lojtarët nuk u pyetën për datat nëse donin të luanin.”, ka deklaruar Raphinha.

Kjo është një deklartaë befasuese, pasi Barcelona nuk ishte pjesëmarrëse e edicionit të parë të Kupës së Botës për Klube./IndeksOnline/