Befason Ronaldo: Ish-sulmuesi i Barcës e ka derën hapur te Valladolidi

Fenomeni Ronaldo aktualisht po mban pozitën e presidentit të skuadrës së Valladolidit në La Liga.
Ai si duket po përgatitet për të sjellë në skuadër një emër të madh dhe ai mund të jetë ish-sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez.
Në një konferencë shtypi, Ronaldoja i ka hapur derën kilianit pasi ky i fundit nuk po gjen hapësira të mjaftueshme tek Interi.

“Alexis Sanchezi ka arritur sukses kudo që të shkojë. Ai ka shumë cilësi. Nëse ai nuk ka sukses në Inter, Valladolidi, do t’i hapë dyert e tij“, tha fituesi i Kupës së Botës në një intervistë për Zoom me Banco Santanderin.
31-vjeçari ka filluar vetëm dy ndeshje në Serien A, nga nëntë ndeshje dhe shënoi vetëm një herë në të gjitha garat për skuadrën e Antonio Conte. /IndeksOnline/
