Befason Ronaldo: Më shumë preferoj të shikoj boks ose UFC sesa futboll

Sulmuesi i Juventusit , Cristiano Ronaldo ka thënë se ai preferon të shikojë boks ose UFC në kohën e tij të lirë.
35-vjeçari është një nga futbollistët më të suksesshëm ndonjëherë me pesë Topa të Artë, me pesë tituj të Ligës së Kampionëve.
Sidoqoftë, duke folur me dy herë kampionin e botës në boks në pesha të mesme Gennady Golovkin në dokumentarin “Bota paralele” për DAZN, ai tha se ai preferon sportet luftarake.
“Të luash futboll është pasioni im, por preferoj të shikoj sporte të tjera në TV,” tha Ronaldo. “Ndërmjet shikimit të një ndeshje futbolli ose një lufte boksi ose UFC, unë zgjedh boksin ose UFC.”
Ronaldo shtoi se pasioni i tij për boksin filloi kur luante në Angli.
“Kur isha në Manchester United , një trajner boksoi me mua,” shtoi Ronaldo. “Unë mendoj se praktikimi i boksit është i dobishëm për futbollin sepse mpreh shqisat tuaja dhe ju mësoni të lëvizni.”
“Verën e kaluar, unë pata një bisedë me Anthony Joshua,” tha Ronaldo. “Në 33 ju filloni të mendoni se këmbët tuaja po mbarojnë”. /IndeksOnline/