75 Mall Live Search
11:27 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / MSH

Befason Ronela Hajati: Bëhet brune

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Sekret”. Ajo do të performojë e para në natën e parë gjysmëfinale.

Ndërkohë, aktualisht këngëtarja ka nisur xhirimet e videoklipit, të cilin fansat po e presin me padurim.

Mirëpo, duket se Hajati ka vendosur t’i surprizojë të gjithë. Ajo ka ndërruar pamjen.

Këngëtarja është bërë brune, duke i lyer flokët e zezë dhe me baluke.

Nuk dihet se si do të shfaqet Ronela gjatë performancës në Eurovision, por deri atëherë nuk na mbetet veçse të presim.