Befason Sarri, thotë se kishte më shumë presion tek Napoli
Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri ka befasuar në deklaratën e fundit. Italiani ka thënë që më shumë ka pasur presion në Napoli se sa tek ekipi londinez.
“Unë mendoj se kisha më shumë presion tek Napoli. Napoli është i vetmi qytet në Itali që ka vetëm një ekip , prandaj presioni i fansave është shumë i madh” u shprehë Sarri.
Ndërsa në pyetjen se a është puna e tij në rrezik, tekniku italian pati një përgjigjie interesante, transmeton Indeksonline.
“Puna ime është gjithmonë në rrezik dhe unë e dua punën time për këtë” tha italiani.
Londinezët pësuan humbje në ndeshjen e fundit në ligë me rezultat 4:0 ndaj Bournemouth. Pas kësaj ndeshje vërshuan kritikat e shumëta për trajnerin italian.
Sot blutë e Londrës presin ekipin e Huddersfield, fitorja është e domosdoshme./Indeksonline/