16:16 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / G T

Befason skuadra e Rexhbeçajt në Bundesliga, shënon pesë gola për 29 minuta

Skuadra e Augsburgut është duke fituar 5:0 ndaj Darmstadt në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Bundesliga.

Ecuria e golave nisi qysh nga minuta e 2’të e këtij takimi, kur për 1:0 shënoi Tietz, shkruan Indeksonline

Golat tjerë për skuadrën gjermane i realizuan: Jensen, Demirovic (2) dhe Vargas.

Pesë gola për Augsburgun u shënuan për vetëm 29 minuta lojë.

Kujtojmë që për Augsburgun luan edhe futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, i cili është në stol./Indeksonline/