75 Mall Live Search
15:35 / E Martë, 19 Mars 2024 / Zgjim Sefa

Befason Southgate, 18-vjeçari ftohet për herë të parë nga Kombëtarja e Anglisë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka befasuar me veprimin e fundit.

Ai ka ftuar futbollistin e Manchester United, Kobbie Mainoo në kombëtaren e Anglisë.

Ftesa për Kobbie Mainoo vjen në kohën kur ai po shkëlqen me përformancë në skuadrën e tij, Manchester United.

Anglia gjatë muajit mars do ti zhvillojë dy ndeshje miqësore, përballë Brazilit dhe Belgjikës./Indeksonline/