75 Mall Live Search
19:14 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Befason Spalleti: Icardi zgjodhi vet për të mos u grumbulluar

Sot ishte një ditë e vështirë për futbollistin më të mirë të Interit, Mauro Icardi.

Argjentinasi është njoftuar gjatë ditës se nuk do të jetë më kapiten i skuadrës dhe shiriti do të bartet te portieri, Samir Handanovic.

Ai gjithashtu nuk është përfshirë edhe në listën e Europa Ligës kundër Rapidit të Vjenës.

Por sipas trajnerit, Luciano Spalletti Icardi nuk pranoi vetë të udhëtoj me skuadrën, shkruan Indeksonline.

Mos-ftesën? Këtu ka një pasaktësi, ai nuk erdhi me ekipin, ai u thirr. Unë them të vërtetën, je ti që e vendos elementin më shumë (duke iu drejtuar gazetarit të SKY) “, ka thënë trajneri i Interit.

Tashmë zërat për një largim të mundshëm të tij janë shtuar edhe më shumë. Reali është në “pole-position” për të marr shërbimet e tij. /IndeksOnline/