10:24 / E Martë, 09 Janar 2024 / L K

Befason sulmuesi kosovar, nga Superliga transferohet në Ligën e Parë

Një vendim aspak të lehtë për karrierën e ka marrë sulmuesi kosovar, Urim Statovci.

Njëri nga lojtarët kyç të Fushë Kosovës ka vendosur të luaj në një rang më të ulët garash.

Sulmuesi 24 vjeçar është transferuar te Prishtina e Re që garon në Ligën e Parë.

“Kam pasur disa oferta shumë serioze, të cilat i vlersoj shumë, por ecuria, stabiliteti dhe projekti i Prishtinës së Re më ka joshur shumë, andaj jam shumë i lumtur për aventuren time të re. Shpresoj të realizoi sa më shumë gola e ta ndihmoj ekipin drejt objektivit” ka thënë Statovci./Indeksonline/