Befason trajneri, Aro Muriq nuk starton ndaj Chelseat

Skuadra angleze, Ipswich Toën ka publikuar formacionin startues për ndeshjen e fundit për vitin 2024 ndaj Chelseat.
Mirëpo trajneri Scott McKenna, ka befasuar duke lënë jashtë formacionit startues portierin e Përfaqësueses sonë, Aro Muriq.

Në vend të tij, futi portierin anglez Christian Walton, i cili do të bëjë paraqitjen e tij të dytë në Premier League me skuadrën e tij.
Ndeshja do të zhvillohet sonte në “Portman Road”, në orën 20:45./IndeksOnline/