Befasuese, Cristiano Ronaldo dhe Neymar jashtë listës finale për Topin e Artë

Është publikuar lista finale me 30 futbollistët e nominuar për çmimin “Topi i Artë 2023.
Ajo çfarë bie në sy nga lista finale e “France Football”, është se Cristiano Ronaldo dhe Neymar nuk janë në mesin e të nominuarve, shkruan IndeksOnline.
Kjo është hera e parë që nga viti 2004, që kur portugezi nuk përfshihet në 30 emrat final për Topin e Artë.
Në anën tjetër në list është rikthyer Lionel Messi, i cili nuk ishte i përfshirë në listën finale të vitit të kaluar.
Fitimi i Kupës së Botës me Argjentinën, ka bërë që Messi të jetë në list dhe shihet sei një prej favoriteve kryesor për ta fituar Topin e Artë, së bashku me Erling Haalandin dhe Kylian Mbappe.
Më poshtë lista e plotë e 30 futbollistëve të nominuar për Topin e Artë për vitin 2023.
Karim Benzema, Josko Gvardiol, Jamal Musiala, André Onana, Mohamed Salah.

Bukayo Saka, Kevin De Bruyne, Jude Bellingham, Randal Kolo Muani dhe Bernardo Silva

Khvicha Kvaratskhelia, Nicolo Barella, Emiliano Martinez, Ruben Dias dhe Erling Haaland plotësojnë listën e pesëmbëdhjetë lojtarëve të parë të nominuar për Topin e Artë 2023.

Martin Odegaard, Ilkay Gündogan, Yassine Bounou, Julian Alvarez dhe Vinicius Junior i bashkohen listës së tridhjetë të nominuarve për Topin e Artë 2023.

Lionel Messi, Antonio Griezmann, Rodri, Lautaro Martinez dhe Robert Lewandowski plotësojnë pjesën tjetër të listës së të nominuarve për Topin e Artë 2023.

Kim Min-jae, Luka Modric, Kylian Mbappé, Victor Osimhem dhe Harry Kane plotësojnë listën e tridhjetë të nominuarve për edicionin e Topit të Artë të vitit 2023./IndeksOnline/
