23:34 / E Enjte, 26 Maj 2022 / OSH

Bega: Tërheqja e parave nga Trusti do të kishte pasoja fatale për qytetarët

Duke komentuar çështjen e tërheqjes së 30 përqindshit të parave nga Trusti Pensional, ekonomisti Erton Bega thotë se nëse ndodh kjo, pasojat do të ishin fatale për pleqërinë e qytetarëve të Kosovës. 

Në emisionin “ Këndi i Debatit” Bega e kundërshton deputetin e PDK-së Bekim Haxhiu i cili është pro tërheqjes së këtyre mjeteve pensionale.

Bega thotë se janë dy arsye kryesore mbi bazën e të cilave e bënë këtë kundërshtim.

“Pasojat do të ishin fatale për pleqërinë e qytetarëve të Kosovës  e cila në 15 vitet e fundit  ka kursyer për një pleqëri më të dinjitetshme dhe me të lehtë. Janë dy arsye kryesore mbi bazën e të cilave kundërshtoj propozimin e Haxhiut, e para lidhet me qëllimin e ekzistimin të Fondit të kursimeve pensionale. Duhet ta kuptojmë që ky është një kursim i detyrueshëm me ligj në mënyrë që të mos jemi barrë shumë e madhe e shoqërisë kur të mbërrijmë moshën 65 vjeçare dhe mundësitë e punësimit janë tepër të kufizuara në atë kohë. Dhe arsyetimet cilat jepen tash me shumat të mbledhura individualisht në fondin e kursimeve pensionale nuk qëndrojnë sepse bëhet fjalë për kursime 10 deri në 15 vjet”, tha Bega.

Sipas Begës arsyeja e dytë ka të bëjë me situatën ekonomike dhe me ngritjen e cmimeve.

“Qëllimi i Fondeve Pensionale kudo është që të kursehet 35 deri në 40 vjet. Shembull një person që e ka pagen 300 euro për 40 vjet pagun nga 30 euro në muaj Trust, kur kalon në moshën  e pensionimit merr nje pension mbi 500 euro. Arsyeja e dytë ka të bëjë me situatën ekonomike dhe problematikën  të cilën e kemi tani me rastin e ngjitjes së çmimeve. Ne nëse lejojmë një tërheqje të tillë e cila mund të shkoj deri në 500 milionë euro sepse kështu janë përllogaritjet…”, tha ai tutje.