75 Mall Live Search
21:23 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Begaj: E kemi parashiku këtë situatë, pasi që kanë ardhë shumë nga Italia

Komuna e Malishevës mbetet të jetë me prekura nga koronavirusi. Tashmë janë konfirmuar mbi 60 raste, ndërsa gjendja vazhdon të jetë e rëndë.

Në lidhje me këtë ka pasur edhe zëra, se kjo komunë u la pas dore nga Qeveria, ndërsa përmes një lidhjeje telefonike në Debat Plus, kryetari Ragip Begaj tha se tashmë kanë marrë edhe disa furnizime.

“Situata në Malishëve s’është e lehtë me përballu, po përpiqemi me manaxhu situatën, falënderim për Klinikën Infektive.

Ne i kemi 62 raste, s’është e lehtë për një komunë, por me ndihmën e të gjithëve do t’ia dalim ta tejkalojmë.

Deri para 2 ditëve kemi qenë kritik, tani është lajmëru me disa furnizime shteti, por prapë s’janë të mjaftueshme, por që është një lehtësim për ne.

Nga niveli qëndror ministri Vitia m’ka thirr dje dhe sot në mëngjes.

Një kontakt me Kurtin para se ai të rrëzohet nga qeveria dhe më jo. Absolutisht s’na ka vizitu dhe kërkojmë përkrahje nga niveli qëndror, por kërkoj më më ndihmu, s’është me rëndësi më më vizitu”, ka thënë kryetari i Malishevës, përcjellë Indeksonline.

Tutje ai thotë se kanë nevojë për pajisje mjekësore në QKMF, sepse s’mjafton furnizimi i ditës së djeshme, por që shpreson se do të ketë ende.  Ndërsa shton se e kanë parashikuar një situatë të tillë, pasi që shumë banorë të kësaj pjese kanë ardhur nga Italia.

“Për pajisje për QKMF kemi nevojë, dje është bërë një furnizim, po shpresoj që ende me pas.

Qysh ditën e dytë, se të gjitha fshatrat kanë njerëz në Itali kam thënë, pasi që nga Italia kanë ardhë këto gjëra, kam apelu ditët e para që me na ndihmu dhe qytetarve iu kam bërë thirrje t’i përfillin masat.

Dy persona nga Banja e Malishevës kanë shku në Krushë, por s’kemi pas në dijeni. Ata janë njerëz hallegji, kam ndi keqardhje”, thotë ai./Indeksonline