Begaj: Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator
 
				Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
Ai ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të liderit socialist gjatë tranzicionit politik të vendit dhe politikat e tij reformiste e liberale.
“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000. Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator. Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar!”, ka shkruar Presidenti i Republikës në mesazhin e ngushëllimit.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                