75 Mall Live Search
08:25 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / F.R

Begaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në OKB

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Këtë Begaj e bëri gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme Parlamentare të këtij mekanizmi botëror.

Po ashtu, kreu i shtetit shqiptar ka kërkuar respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Shqipëria ka treguar se dialogu dhe vlerat e përbashkëta mund të transformojnë shoqëritë”, ka deklaruar Begaj.