75 Mall Live Search
10:06 / E Hënë, 17 Shkurt 2025 / k.v

Begaj me urim të përzemërt në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën në shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj nderoi mijëra burrat dhe gratë që sakrifikuan për liri e pavarësi.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!”, ka shkruar Begaj.