75 Mall Live Search
22:07 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / BA

Begaj në Kajro: Vlerësim për miqësinë shqiptaro-egjiptiane

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Muzeut të Madh të Egjiptit, me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi.

Në këtë ngjarje madhështore, që shënon hapjen e muzeut më të madh në botë kushtuar civilizimit të lashtë egjiptian, presidenti Begaj vlerësoi trashëgiminë historike dhe kulturore të Egjiptit si një pasuri të përbashkët të njerëzimit.

“Muzeu i Madh i Egjiptit është një qendër unike e kujtesës njerëzore, që lidh brezat dhe epokat, me një vizion për një botë që ruan historinë, duke parë njëkohësisht drejt së ardhmes,” theksoi Begaj në mesazhin e tij.

Gjatë qëndrimit në Kajro, residenti Begaj shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe vlerësoi marrëdhëniet e ngushta miqësore midis Shqipërisë dhe Egjiptit, të cilat, sipas tij, bazohen në respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të frytshëm në fusha të ndryshme.