75 Mall Live Search
21:50 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / MSH

Begaj nikoqir i darkës për festën e pavarësisë, Osmani: Atmosfera mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga zotëriu i parë, Prindon Sadriu, mori pjesë në darkën e organizuar nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj, për nder të 113-vjetorit të pavarësisë.

Të veshur me kostume kuq e zi, krerët shtetërorë u priten me ceremoni zyrtare, shkruan IndeksOnline.

“Presidenti Begaj na mblodhi sonte nën flamurin kuq e zi, për pavarësinë e Shqipërisë.

Atmosfera mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit.

28 Nëntori na kujton se çdo gur i kësaj toke është lagur me gjakun e heronjve tanë, ndaj çdo hap që hedhim sot është amaneti i tyre për më shumë integrim, afrim dhe ndërveprim.

Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë kudo që jeni!” shkroi Osmani.