75 Mall Live Search
18:35 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / Z S

Begaj pas takimit me homologun letonez: Trupat letoneze në KFOR, dëshmi e solidaritetit të ndërsjellë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pas takimit me homologun letonez, Edgars Rinkevics u shpreh se trupat letoneze në KFOR, sipas tij, janë dëshmi e solidaritetit tonë të ndërsjellë.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka ndarë edhe disa pamje nga takimi me presidentin letonez.

“Mikprita sot në Tiranë Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics. Prania e trupave shqiptare në grupin e përparuar të NATO-s në Kampin Adazi, në Letoni, ashtu si edhe pjesëmarrja e trupave letoneze në misionin e NATO-s, KFOR, janë dëshmi e qartë e solidaritetit tonë të ndërsjellë”, shkroi tutje ai./Indeksonline/