75 Mall Live Search
19:25 / E Diele, 23 Qershor 2024 / FR

Begaj pas vizitës në Junik: Kulla të lashta e Oda burrash të mençur që qeverisën mbi vlera morale e kombëtare

Presidenti i Shqipërisë dr. Bajram Begaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Junikut ku është takuar me kryetarin Ruzhdi Shehu.

Begaj, ka pasur vlerësime shumë të larta për Junikun.

“Në Junikun e kullave të lashta, fortesa të mbrojtjes, me Oda burrash të mencur që qeverisën mbi vlera morale e kombëtare”, ka thënë ai.

Ndërsa bëri të ditur se ka nderuar edhe sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së.

“Kuvenduam e nderuam sot sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së, betejat e lavdishme të rinisë së Kosovës dhe familjeve të tyre, luftëtarë për liri e paqe dhe për të ardhmen e begatë dhe demokratike që duhet t’ua lëmë trashëgim brezave që vijnë”, ka shkruar Begaj.