Begaj pret liderët e rajonit – Shqipëria në qendër të diplomacisë

Ka filluar pritja e liderëve rajonalë në Tiranë, me rastin e Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Mikpritjen po e bënë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Tirana mori kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024-Qershor 2025, pas Shkupit, dhe kryesuesja e radhës do të jetë Sofja.
Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997./Indeksonline/