Begaj pret zv.presidentin turk, në fokus stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yılmaz.
Përmes një postimi në Facebook ai tha se Shqipëria vlerëson angazhimin përmes dialogut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor e më gjerë.
“Marrëdhëniet e shkëlqyera dhe vëllazërore midis dy vendeve tona na nxisin për vijimësi, për bashkëpunim në fusha, si: ekonomia, tregtia, infrastruktura, bujqësia, turizmi, siguria, mbrojtja dhe energjia e rinovueshme”.
“Shqipëria vlerëson rolin e Turqisë dhe të Presidentit Erdogan si një partner dhe aleat kyç dhe angazhimin përmes dialogut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor e më gjerë”, u shpreh tutje Begaj.