Begaj takon Escobarin: Shqipëria aleate e SHBA-së, kontribuon për paqen në rajon

Presidenti i Shqipërisë, Bjaram Begaj, ka takuar Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Eskobar ku tha se partneriteti i tyre strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen.
Ai shtoj se, Shqipëria mbetet një aleate e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.
“Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar aktivisht në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Partneriteti ynë strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, demokracinë dhe prosperitetin e ndërsjellë”, ka thënë Begaj përmes një postimi në facebook.